domingo, 3 de abril de 2011

Nëna e mbar Njerzimit - Nëna Jonë Hyenore - Lutu për ne dhe më ne.



Kushtuar Mbretëreshës Qiellorë dhe Toksorë - Mbretreshës mbi Mbretëresha, të Bukurës ndër më të bukurat... Hirëplote, Mëshirëplote,... përfekte në çdo perfekci,
Ëmri i Sajë është MARI.


Zoja e Bëkuar - Virgjëresha Mari
https://www.facebook.com/pages/Zoja-e-B%C3%ABkuar-Virgj%C3%ABresha-Mari/173939356136651?ref=hl







Ave Maria - Te Falemi Mari


Të falemi Maria apo Përshendetja Engjëllore
(latinisht: Ave Maria (Salutatio Angelica)), është një lutje thirrëse
tradicionale Katolike për ndërhyrje të Maries, Nënës së Jezusit.


Lutja vetë gjëndet në Bibël, në tregimin e vizitës së Shën. Maries tek
Shën Elizabeta dhe përshëndetjen e kryengjëllit Gabriel.
Të falemi Mri u zhvillua në mesjetë...












D. Gabriel Amorth, Exorcist nga Vatikani, ka shkruajtur:

Nji hërë gjat exorcizmit nji shok i imi, dëgjoi djallin që thoshtë:
<< Çdo Urat e Zojës së Bekuar; Të Falëmi Mari...Shëjtja Mari...,

      Eshtë sikur nji goditje në kokën time.
      Nëse të Krishtërët e dinë se sa është e fuqishë rruzarja, do të ishtë fundi i im.>>


Sekreti që e bën këtë lutjë aq të fuqishmë është se ajo është  po në të njëjtën kohë, gjithashtu një lutjë dhe meditacion. Është e drejtuar Atit_Zotit, Virgjëreshës Mari, Trinisë Shëjtë, dhe
është e përqëndruar në meditim, ne Jezu Krishtin.





http://www.youtube.com/watch?v=e6PW4eEVNXs
 


Lutja e Kushtimit Zojës së Bekuar - Besëlidhja e Dashurisë me Nënën tonë qiellorë dhe mbretëreshën e gjithësisë.




Zoja e Bekuar, Nëna ime. Sot po të kushtohëm Ty, dhe si deshmi e dashurisë që e kam për Ty, Të kushtoj në kët ditë, syt e mi, veshët, gjuhën timë, zëmrën time, më nji fjalë tërsisht, tër qëniën timë.
Ja, mbasi që jam tërsisht e Jotja, o Nena e Mëshirës, shpëtom, më ruaj, më mbroj, më përdor sikur nji gjë dhe posedim Tëndin.

Amën.
(Schoenstatt)





Lutja e Zojës së Bekuar

Zoja e Bëkuar, Nëna imë e dashur, mos e largo  kurrë shiqimin Tënd prej mejë. Eja më mua në çdo vënd dhe, kurrë vetëm mos më lër, dhe mbasi më mbronë aq sikurse  Nënë e vertetë bën që të më bekon, I Ati I Biri dhe Shpirti Shëjtë.

Amën.  ( Lutëja e përkthyer nga gjuha Kroate )




http://www.youtube.com/watch?v=TQ-us41THeI



“O Zojë, ruaji familjet e njerëzit që punojnë; ndihmoji ata, që e kanë humbur fenë e   shpresën, ngushëlloji të sëmurët, të burgosurit, të munduarit;
 mbështeti, o Ndihma e të krishterëve, të rinjtë, pleqtë e njerëzit e trazuar nga vuajtjet e përditshme të jetës.

Ruaji, o Nënë e Kishës, barinjtë e saj e gjithë bashkësinë e besimtarëve e ndërmjetëso pranë Hyjit t’i japë hirin për t’u bërë kripë e dritë në mes të shoqërisë”.

                                                                                                                           Papa Benedikti XVI


 
http://www.youtube.com/watch?v=pSVw2abnchk




Mbretëreshë e qiellit

Mbretëreshë e qiellit, gëzohu, Aleluja!
– Se ai që meritove për ta bartur, Aleluja!
U ngjall si pati thënë, Aleluja!


– Lute për ne Hyjin, Aleluja!
Gëzohu e galdo, Virgjëra Mari, Aleluja!
– Zoti u ngjall me të vërtetë, Aleluja!




Të lutemi: O Zot, që nëpër ngjalljen e Birit tënd Jezu Krishtit
u denjove ta ngushëllosh botën, bëj që nëpër Nënën e tij,
Virgjërën Mari, të fitojmë ngushëllimet e jetës së amshuar.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.


Amen.




Të falemi, Mbretëreshë

Të falemi Mbretëresha, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e
shpresa jonë, të falemi!
Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e
Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull
plot me lot.

Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të
tu silli prej nesh!
E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd,
pas kësaj shkretie na e kallëzo.
O e dhimbshmja, o e buta, o
e ëmbla Virgjëra Mari!

Amen.





 





Lutje për jetën, Zojës së Bekuar, nga + Papa Gjon Palit II


O Virgjëra Mari,
Ti Yll i Dritës që lajmëron agimin e botës së re.
O Nënë e të gjallëve, Ty ta besojmë mbrojtjen e jetës!
Shiko, o Nënë, mijëra ferishtet që duan të dalin në dritë
e i mbyt errësira! Mijëra të varfërit që enden plot ankth nëpër jetë;
e mijëra të tjerët që jetën ua këput dhuna mizore.


Shiko, o Nënë, sa pleq shuhen në skuta vetmie
rrethuar nga harresa dhe nga mëshira pa fryt
që plagët i mbyll veç përjashta.
Premto që kush beson në Birin tënd Hyjnor
t’ia kumtojë botës me vepra Ungjillin e tij të jetës.


Na nxirr nga Zoti hirin jetën ta mbrojmë, ta presim si dhuratë,
ta ruajmë me mirënjohje prej agimit, në perëndim.
E ta dëshmojmë me guxim! Që bashkë me vullnetmirët
të ngrejmë një botë të re një qytetërim vërtetësie jete e dashurie!
Amen!


(Nga Enciklika ‘Evangelium Vitæ” e Papës Gjon Pali II)





Zoja e Bëkuar - Virgjëresha Mari -  https://www.facebook.com/pages/Zoja-e-B%C3%ABkuar-Virgj%C3%ABresha-Mari/173939356136651?ref=hl


Maria është rruga ma e sigurtë, më e shkurtërt dhe më përfekte, për të shkuar të Jezusi.
(Shën. Luigji Maria Grignon nga Monfort )


-------------------------------
------------------

Eukaristina - Mesha Shëjtë, dhe Virgjëresha Mari, janë dy shtyllat qe duhët ta mbajnë jetën tonë.
 (Shën Gjon Bosko)




˙·٠•●★ Silli, deh silli ata Sytë e Tu të Mëshirshëm përmbi ne, Zoja e Bëkuar - Virgjëresha Mari ♡ Ti Lutu për ne. ★●•٠·˙